Benefitet e përdorimit të SMS-it për bizneset dhe organizatat

Në tregun konkurrent në të cilin operojnë bizneset dhe organizatat, një diferencim i mënyrës së komunikimit me klienta dhe me njerëzit në përgjithësi, është shumë i rëndësishëm. Njerëzit e presin një diferencim të tillë në komunikim me ta. Ata dëshirojnë të ndjehen të vaçant.

1. Intimiteti
Komunikimi nëpërmjet SMS-it është shumë i përshtatshëm për njerëzit pasi që tregohet sensitivitet ndaj intimitetit të tyre. Njerëzit ndjehen shumë më përshtatshëm në pranimin e porosive në mënyrë individuale.

2. Saktësia
Porosia e juaj që doni ta drejtoni drejt klientelës tuaj arrinë në cakun e duhur në mënyrë shumë të thjeshtë dhe të qartë pasiqë nuk ka elemente hutuese për individin që pranon porosinë. Me SMS porosia është shumë e thjeshtë, e kjo është posaqërisht e rëndësishmë kur dërgohet ndonjë informatë e rëndësishme.

3. Qasja direkte
Pse të përdoren 10 fjalë, kur 5 e krynë punën? Shumica e porosive janë më efektive kur komunikohen shkurt dhe direkt.

4. Ulja e shpenzimeve
Çmimi i SMS-it është gjithmonë i lirë dhe atë zakonisht vetëm disa cent. Kur dërgohen SMS-at në sasi të madhe, shumë shpejt do të vërëhet dallimi nga përdorimi i metodave të deritanishme të komunikimit. E më shumë vërehet dallimi kur merret në konsideratë edhe efekti nga përdorimi i këtyre kanaleve të ndryshme të komunikimit.

5. Efikasiteti
Bizneset dhe organizatat së paku do ta dinë se SMS-i i dërguar është pranuar nga grupi i targetuar. Nuk duhet të shqetësoheni nëse grupi i targetuar ka blerë gazetën, ka qenë në shtëpi për ta shiquar televizorin, apo nëse ka kaluar pranë billbordit për ta parë reklamën tuaj. SMS-i në 99% të rasteve lexohet pa marr parasysh aktivitetit të personit që ka pranuar SMS-in, sepse ato ruhen në telefon dhe lexohen në çdo kohë. SMS-at nuk injorohen kur pranohen.