Kushtet e përgjithshme

Definicionet

  • ‘Klienti’ – është personi juridik apo fizik i cili ka llogarinë e hapur apo ka marrëveshje të nënshkruar me Teknolla LLC.
  • ‘Software’ është platforma nëpërmjet së cilës Teknolla LLC i mundëson klientit ti qaset produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Teknolla LLC.
  • ‘Grace perioda’ është periudha gjatë së cilës klientit i suspendohet llogaria, por nuk i humben informatat, produktet, apo shërbimet e dakorduara.
  • ‘Pranuesi potencial’ është individi drejt të cilit është dërguar SMS-I nga ana e klientit.
  • ‘Porosi’ është çdo lloj informimi i cili dërgohet në njërën nga format si SMS, MMS, Email, apo çfarëdo forme tjetër e komunikimit elektronik.

 

Dispozitat e përgjithshme

  • Klienti pajtohet që llogaria e hapur për përdorimin e software-it do ti ipet në shfrytëzim për nevojat e përdorimit të shërbimeve të Teknolla LLC e cila është pronë e Teknolla LLC, dhe kështu ndalohet shfrytëzimi apo distribuimi i software-it nga dhe tek pala e tretë.
  • SMS-at të cilat nuk shfrytëzohen gjatë afatit të vlefshmërisë të cekur në materialet informuese dhe promovuese të Teknolla LLC, do ti ruhen klientit për 1 muaj shtesë (grace perioda) nga data e skadimit të vlefshmërisë, gjatë së cilës periudhë nuk mund  të shfrytëzohet llogaria pa bërë rimbushjen e llogarisë.
  • Nëse SMS-at e mbetur nuk shfrytëzohen edhe pas grace periodës 1 muajshe ato do të humben.
  • Teknolla LLC nuk merr përgjegjësi për humbjen e SMS-ave të dërguar në rast se numri i pranuesit potencial është gabuar dhe nëse pranuesi potencial i SMS-it e ka telefonin fikur apo nuk e përdor më numrin e shënuar.
  • Klienti pajtohet që software-in do ta përdorë vetëm për qëllimet e biznesit me të cilin dhe për të cilin është hapur llogaria apo nënshkruar marrëveshja, dhe nuk do ta keqpërdorë atë për përdorim në emër të ndonjë pale tjetër.
  • Klienti duhet pa tjetër të vendosë numrin e telefonit të vet apo emrin e biznesit si dërguesi i ndonjë mesazhi, ashtu që pranuesi potencial të dijë saktësisht se nga kush ka pranuar porosi.
  • Promovimet dhe informatat të cilat klienti i shpërndanë duke përdorur teknologjinë e ofruar nga Teknolla LLC do të përdoret vetëm për produktet dhe shërbimet e vetë klientit për të cilin është hapur llogaria apo nënshkruar marrëveshja, dhe nuk do të përdoret për qëllime negative, dezinformim, apo prishje të imazhit të ndonjë pale tjetër
  • Klienti pajtohet që do ta respektoj të drejtën e intimitetit të pranuesit potencial.
  • Me rastin e kërkesës të ndonjë pranuesi potencial për largimin e numrit telefonik të tij/saj nga databaza e klientit, klienti pajtohet që do të përfillë kërkesën e pranuesit potencial.
  • Teknolla LLC rezervon të drejtën e mbylljes së llogarisë të klientit pa paralajmërim me rastin e mospërfilljes së njërës nga kushteve të lartëpërmendura
  • Mosmarrëveshjet zgjedhen nga gjykata e Prishtinës.