Për Teknolla LLC

Teknolla LLC është kompani e themeluar më qëllimin kryesor të futjes së praktikave të fundit dhe avancimit të shërbimeve të teknologjisë mobile në Kosovë dhe rajon, ashtu që të gjithë shftytëzuesit e kësaj teknologjije të përfitojnë nga mundësitë që kjo industri ofron.

Duke e marr parasysh rëndësinë që ka telefoni apo pajisja mobile në jetën dhe punën e secilit Teknolla LLC kombinon përdorimin e kësaj teknologjie me nevojat e individëve, bizneseve, dhe organizatave. Me këtë kombinim dhe lidhje teknologjike përdoruesit e telefonise dhe pajisjeve mobile që numëron pothuajse të gjithë individët dhe ndërmarrjet, do te përiftojnë në mënyrë të shumëfishtë duke filluar nga rritja e të hyrave, ulja e shpenzimeve, ngritja e efikasitetit, e deri tek zbavitja e argëtimi individual.